Portugalia mposht Turqinë për të kaluar në finale të play-off (VIDEO)

Portugalia ka arritur të mposht Turqinë me rezultat 3-1 në ndeshjen gjysmëfinale të play-offit.

Ndeshja nisi mirë për Portugalinë që kaluan në epërsi në minutën e 15-të të ndeshjes.

Otavion shënoi nga afër pas një topi të kthyer nga portieri për 1-0.

Para se të mbyllej pjesa e parë në skenë doli Diogo Jota që shënoi me kokë për 2-0.

Turqia hapi ndeshjen në pjesën e dytë, kur shënuan në minutën e 65-të.

Ishte Burak Yilmaz ai që gjeti rrjetën për 2-1.

I njëjti lojtar ka mundur të barazojë rezultatin në minutën e 83-të, por gjuajti jashtë nga pika e bardhë.

Mende shënoi krejt në fund për 3-1.

Portugalia do të luajë në finale ndaj Maqedonisë për synuar Katar 2022.


Shtuar 24.03.2022 23:04