Mbështetësit e Berishës protestuan kundër Bashës, Salianji: I patë ata të Enverit, 10 veta për turp

Deputeti demokrat Ervin Salianji ndodhet në Korçë së bashku me kreun e PD-së Lulzim Basha. Gjatë fjalës së tij, ka komentuar protestën e zhvilluar nga mbështetësit e Sali Berishës jashtë godinës ku po mbahet takimi, dhe tha për turp janë mbledhur 10 veta të Enverit.

“Kjo sallë është zjarr është flakë e mbushur me njerëz që kanë kontribuar për PD. Shikoni përfaqësuesit që kanë luftuar dhëmb për dhëmb me PS, Shihni kontributorët , themeluesit, të gjithë emrat ata që shihni këtu janë kryetar grupseksionesh njerëz që kanë luftuar për PD. Janë bashkuar kryetarët më të mirë. Nuk kanë përfituar kurrë dhe i quajnë tradhtar, i patë ata të Enverit 10 veta për turp. Ne jemi demokratë dhe demokratët duan fitore dhe ky është geni ynë. Ne nuk mund të pranojmë që ish-doganierë apo bastexhinj që më shumë rrinë në burgje kërkojnë të bëhen demokratë. Këta i bashkon llumi, non-grata dhe dëmi që duan t’i bëjnë PD”, tha Salianji./albeu.com


Shtuar 26.01.2022 17:56