Hahn: Maqedonia s'duhet penalizuar vetëm se Shqipëria ka probleme
Johanes Hahn në një intervistë për mediat ka deklaruar se Maqedonia e Veriut nuk duhet të dëmtohet vetëm se disa vende të BE kanë probleme me Shqipërinë.

Hahn thotë se është optimist për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, por shpreson që edhe Shqipëria të marrë një dritë jeshile.

Sipas Hahn, Shqipëria ka shumë kritika, dhe se gjendjen e ka rënduar negativisht, situata e brendshme politike dhe konflikti qeveri- opozitë.

I pyetur nëse të dyja vendet duhet të vlerësohen veçmas, Hahn thekson se do të ishte më “mirë të kishim një sinjal pozitiv për të gjithë rajonin nëse të dyja vendet marrin rekomandimin në të njëjtën kohë”. /albeu.com/

Shtuar më 11/10/2019, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori