Hague: Britania, mbeshtet Kosoven per anetaresim ne BE dhe NATO
Albeu.com
Ministri i Jashtëm britanik, William Hague në një letër dërguar ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni ka theksuar se Britania e Madhe do ta përkrah Kosovën në ambiciet e saj për anëtarësim në BE dhe NATO.
Gjatë muajve të ardhshëm do të shohim mundësi të mëdha për të konsoliduar më tej pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare, ndërsa Britania e Madhe mbetet përkrahëse e përkushtuar e ambicieve të Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO- thuhet në letrën e Hague. Më tej Hague thekson se argumentet më të fuqishme për këtë vijnë nga dëshmia e Kosovës në zbatimin e masave që e sjellin më afër standardeve të BE-së. “Ju inkurajoj që të mbani përqendrimin tuaj në sigurimin e vlerësimit pozitiv në raportin e progresit të Komisionit Evropian, i cili do të vijë në vjeshtë”, thuhet në letrën e Hague.
Shtuar më 25/05/2010, ora 18:48
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori