Hagë: Prokuroria shfrytëzon eprorët e ushtrisë serbe për akuza kundër U&am
Albeu.com
Në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës, ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish-kryeministrit të Kosovës – Ramush Haradinajt dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij – Idriz Balajt e Lahi Brahimajt.Në seancën e sotme gjyqësore, janë paraqitur, dëshmitarja e mbrojtur e Prokurorisë me shifrën 68 dhe gjeneral-majori në pension, Dragan Zhivanoviç.

Dëshmitarja e mbrojtur e Prokurorisë me shifrën 68, serbe nga Dujaka e Gjakovës, para trupit gjykues paraqiti disa informacione lidhur me zhdukjen e bashkëshortit të saj. Sipas saj, bashkëshortin e kishin marrë disa persona të armatosur dhe e kishin dërguar në një vend të panjohur. Ndërkaq, dëshmitari tjetër i prokurorisë, gjeneral-majori i ushtrisë serbe në pension Dragan Zhivanoviç është përgjigjur në pyetjet e Prokurorit Rej lidhur me disa zhvillime në zonën kufitare Shqipëri - Kosovë. Ai akuzoi luftëtarët e lirisë se kanë “shkelur” integritetin dhe sovranitetin territorial të ish-Jugosllavisë.

Në seancën e sotme, trupi gjykues informoi palët lidhur me disa mocione të paraqitura nga ekipi i mbrojtjes së zotit Haradinaj, Balaj e Brahimaj. Gjykatësi Orie tha se disa mocione janë pranuar si të arsyeshme, kurse disa do të shqyrtohen gjatë ditëve të ardhshme. rtk
Shtuar më 12/10/2007, ora 03:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori