Hagë: Dëshmitarja 28 vërteton terrorin sistematik serb mbi shqiptarët në Kosov&
Pëlqej
Albeu.com
Në Hagë ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish-kryeministrit të Kosovës - Ramush Haradinajt dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij - Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt. Në seancën e sotme ka dëshmuar dëshmitarja e mbrojtur e prokurorisë me shifrën 28.Dëshmitarja me shifrën 28, hulumtuese e Qendrës për të drejtat humanitare me seli në Beograd, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Rej, ka përmendur disa nga zhvillimet më të rëndësihme gjatë periudhës së luftës në Kosovë, sidomos në Dukagjin. Ajo tha se mediat serbe dhe Rusia ekzagjeronin të dhënat dhe krijonin opinion të njëanshëm për situatën në Kosovë gjatë vitit 1998 e 1999.
Ndërkaq, duke u përgjigjur në përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së zotit Ramush Haradinajt, avokatit Emerson lidhur me dhunën, torturat dhe terrorin shtetëror serb mbi shqiptarët në Kosovë, tha se ato ishin sistematike në mbarë Kosovën. rtk
Shtuar më 06/11/2007, ora 00:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori