Haga nuk do të ngrejë akuza të reja.
Pëlqej
Albeu.com
Haga nuk do të ngrejë akuza të reja dhe nuk do të vazhdojë hetim lidhur me rastet me 12 maqedonasit e rrëmbyer, keqtrajtimin e punëtorëve ndërtimorë dhe mbylljen e ujit në Kumanovë, deklaroi këshilltari në Prokurorinë e Hagës Anton Nikoforov për redaksinë maqedonase të Bi-Bi-Si-së."Këto raste do të kthehen në juridiksion atje prej ku kanë ardhur. Ky është akti i vetëm ligjor. Ne si Prokurori kërkuam që këto raste të tërhiqen nga Tribunali i Hagës si primare. Tani konkretisht me ligj jemi të obilguar t'i kthejmë rastet të cilat vendosëm të mos i vëmë në proces - pas në juridiksionin nacional", tha Nikoforov.
Lidhur me reagimin e opinionit të Maqedonisë se "drejtësia nuk do të jetë e kënaqur" nëse Haga nuk vepron për të gjitha rastet për të cilat bëhej hetim, Nikorof deklaroi se "kjo nuk është e mundur".
"Mandati ynë thotë se hetimi duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2004 dhe këtë e bëmë. Nuk do të ketë më shumë hetime, as akuza nga ana jonë", theksoi këshilltari në Prokurorinë e Hagës Anton Nikoforov.
Prokuroria e Gjykatës ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, para disa ditëve kumtoi se akuzat për krime lufte, të ngritura kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë Lube Boshkovskit dhe policit Johan Tarçullovski janë të fundit që i jep kjo prokurori.
Shtuar më 21/03/2005, ora 21:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori