Haga: Gati vendimi per Milloshevic. 29 nentor, gjykata deklaron per krimet ne Kosove
Albeu.com
 Gjykata Nderkombetare e Hages per krimet ne ish Jugosllavi eshte gati te jape vendimin e saj per akuzen e krimeve te luftes ne Kosove te ngritur ndaj ish presidentit serb Sllobodan Milloshevic.Seanca e rradhes e cila do te zhvillohet ne 29 nentor do t’i kushtohet teresisht degjimit dhe shqyrtimit te permbledhjes se fakteve te ceshtjes “Kosova”.

Urdhri u nxorr sot nga Patrik Robinson, presidenti i trupit gjykues qe shqyrton ceshtjen e ish liderit jugosllav. Robinson e quajti “praktikisht te mbyllur” pjesen “Kosove” te dosjes “Milloshevic” duke u shprehur se “eshte ne interes te drejtesise qe t’i jepet fund ketyre akuzave duke mbyllur keshtu debatin e lindur dhe ne fund te jepet sentenca”.

Procesi kunder Milloshevicit i cili nisi ne 12 prill te vitit 2002, eshte bllokuar pasi i pandehuri ka deklaruar probleme me tensionin. Ish presidenti serb, kerkoi nje shtyrje prej 6 javesh te procesit gjyqesor kunder tij, por per momentin ka mundur te marre vetem 10 dite pushim.

Milloshevic akuzohet per krime lufte kunder njerezimit, per rolin qe ka luajtur ne luften e zhvilluar ne Kroaci e Kosove si dhe per genocid ne luften e Bosnjes. I pandehuri, qe zgjodhi te vetembrohej ne gjyqin kunder tij, filloi te therase deshmitaret e mbrojtjes ne 31 gusht te vitit te kaluar dhe deri tani ka shfrytezuar rreth 75% te kohes se vene ne dispozicion te tij.
Gjykata e Hages shpreson te mbylle procesin kunder tij brenda fundivitit te ardhshem. Gjykatesit kerkojne gjithashtu te mos i japin asnje element te pandehurit qe mund te mbeshtese tezen e tij sepse ne kete menyre procesi i gjykates se Hages do te ishte i paligjshem. ansa/bw
Shtuar më 22/11/2005, ora 23:31
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori