Hafizi: Parti të re me Blushin
Dy deputetët rebelë, Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi do të largohen nga Partia Socialiste dhe do të krijojnë një parti të re. Ata kanë filluar konsultimet me qytetarët dhe orët e qëndrimit në PS janë drejt fundit. Mimoza Hafizi, në një intervistë për Ora News shprehet se qëndrimi i tyre tashmë në PS është thjesht formalitet dhe projekti për krijimin e një partie të re është në fazën e konsultimit.

-A do largoheni nga PS ju dhe Blushi?

"Prania jonë në PS është formalitet. Kemi bërë betejën brenda PS. Nuk ka rëndësi a jemi pjesë, por si do i përgjigjemi kësaj kërkese për realitet ndyrshe".

-Zonja Hafizi pranon se projekti për një levizje të re politike është në fazën e konsultimeve me qytetarët, të cilët do të jenë përcaktues të profilit të kësaj force?

"Ne pas betejës për demokracinë ne PS, e kemi të qartë se nuk ka një parti që plotësojnë kërkesat e qytetarëve. Shumë qytetarë po na kërkojnë një lëvizje të re. Po mundohemi të profilizojmë një parti që kërkon qeveri stabël, shtet të së drejtës dhe njerëz që nuk militojnë se kanë interesa direkte". /albeu.com/



Shtuar më 01/06/2016, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori