Lufta në Ukrainë/ Sulmet ruse vrasin 7 persona në Lviv

Shtatë persona u vranë në një sulm me raketa ruse që  nisi të enjten në Lviv , në Ukrainën perëndimore, dhe goditi një ndërtesë apartamentesh katërkatëshe.

“Çatia dhe kati i sipërm i ndërtesës janë shkatërruar nga sulmi me i  keq ndaj infrastrukturës civile të Lviv që nga fillimi i luftës”, tha Andrii Sandovii, kryebashkiak i qytetit.

Ai shpalli dy ditë zie në nderim të viktimave. “Ne  do t’i japim përgjigje armikut. ”, tha dje presidenti ukrainas Zelensky në Telegram .

Guvernatori i qarkut Maksim Kozytsky tha se dy trupa u nxorrën nga rrënojat e ndërtesës mbrëmë vonë. Mes të vdekurve është një grua 32-vjeçare dhe nëna e saj 60-vjeçare. Gjithashtu, shërbimi i reagimit emergjent bëri të ditur se të lënduarit kanë arritur në 36, ndërsa shtatë persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia sulmoi Lviv me raketa Kalibr, të cilat u lëshuan nga Deti i Zi, duke shtuar se shtatë nga dhjetë u rrëzuan./albeu.com/


Shtuar 7.07.2023 08:35