Ish-kryeministri
Tsipras ka theksuar se “dështimi për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë
Veriore dëmton shumë besueshmërinë dhe fuqinë e BE-së dhe forcon forcat nacionaliste dhe destabilizimin e Ballkanit”.
Ne këtë kontekst, ai shprehu mendimin se Maqedonisë
Veriore dhe Shqipërisë duhet t’iu jepet drita jeshile.
Pas takimit me kryeministrat
europianë të që vijnë nga radhët e Partive të majta, (PSE), dhe komisionerëve, kryeminitri Edi Rama tha gjatë ditës se u diskutua një vendimmarrje pozitive në Këshillin
Europian për çështjen e negociatave.
“Sëbashku me Kryeministrin Zayev në takimin e kryeministrave
europianë të PSE dhe komisionerëve
europianë të familjes sonë politike në BE, ku diskutuam për rëndësinë që ka për Bashkimin
Europian, e jo vetëm për Shqipërinë e për Maqedoninë e Veriut, një vendimmarrje pozitive në Këshillin
Europian” shkruan kryeministri shqiptar.
Shtuar më 17/10/2019,
ora 19:24