Enea
Lapa, sportisti shqiptar me origjinë nga Saranda ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi sakrificat për të rrëmbyer titullin e kampionit absolut në artet marciale.
Lapa tregoi se ky titull është marrë pas shumë orëve stërvitje dhe perfeksionimi teknikash që i kanë marrë shumë orë gjatë ditës.
Megjithatë, krahas angazhimit në sport, Enea pohoi se punon si
kamarier,
kasier dhe
manaxher në Florida.
“ Punoj në një restorant shqiptar dhe unë aty jam i përgjithshëm. Jam si
kasier, ndonjëherë edhe
kamarier apo
manaxher. I bëj pak a shumë të gjitha”, tha ndër të tjera ai.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 20:24