Një shqiptar 38-vjeçar është arrestuar nga
Policia italiane, pasi
ngacmonte seksualisht vajzat dhe gratë që i shihte të vetme në rrugë teksa ecte në rrugë me biçikletë.
Pak ditë më parë në Facebook ka pasur disa raportime mbi
shqiptarin, por së fundmi ishte njëra nga ‘pretë’ e tij të fundit që e ka identifikuar atë dhe si pasojë
policia italiane ka mundur ta vërë në pranga.
Burri 38-vjeçar me origjinë shqiptare dhe pa leje qëndrimi në Itali, u kap dhe identifikua nga
policia falë përshkrimit, shumë të detajuar, të gruas 48-vjeçare e cila ishte shokuar nga ngacmimet e shqiptarit në rrugë, kishte bërtitur aq fort sa ai kishte ikur, por pak minuta më pas, për fat mbërrin
policia e cila e gjeti shpejt
shqiptarin.
Taktika ishte e njëjtë për të gjitha rastet. Sapo vështronte një vajzë apo një grua vetëm në rrugë, u afrohej tinëzisht, u dilte para dhe niste ti
ngacmonte seksualisht.
Ai ka vepruar gjithmonë në
rrugën Via Pirandello, ku përdorte edhe një biçikletë.
Nuk dihet identiteti i shqiptarit, por mësohet se ai do të dëbohet nga Italia së shpejti. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2017,
ora 16:50