Habit sarandioti, ndjen simptomat e koronavirusit e tenton t'ja mbathë drejt Greqisë
Deri tani në qytetin e Sarandës nuk ka asnjë të konfirmuar me koronavirus.

Por ditën e sotme një banor i këtij qyteti ka nisur të ndjejë simptomat e COVID-19 por nuk është nisur drejt spitalit.

Ai ka tentuar të iki drejt Greqisë, sipas tij për t’u trajtuar në spital në Filat.

Pavarësisht tentativës së tij për t’u larguar drejt Greqisë, ai u pengua në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës, ku autoritetet atje i sugjeruan që të drejtohej për në spitalin e Sarandës.


Ndonëse autoritetet në kufi nuk e lejuan kalimin e tij, qytetari këmbënguli, me pretendimin se ishte minoritar grek dhe se pala greke do ta linte pa problem të hynte në Greqi.

Qytetari është kthyer sërish nga rruga dhe është drejtuar për në spitalin e Sarandës, ku bëri edhe tamponin.

Tashmë ai ndodhet në izolim në banesën e tij, ndërkohë që pritet të vijë përgjigja e analizës nga Tirana.

Shtuar më 04/04/2020, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori