Ditën e sotme shqiptarët janë tronditur nga
tërmeti me epiqëndër në
Durrës i cili deri në këto momente ka marrë 21 jetë njerëzish në
Durrës.
Të shumtë janë shqiptarë e të huaj që janë vënë në dispozicione për të ndihmuar familjet e prekura nga
tërmeti.
Një shembull për t'u ndjekur është
reperi Noizy i cili ka lënë shtëpinë e tij të rehatshme dhe prej orësh gjendet pranë banesave të shembura nga
tërmeti duke ndihmuar forcat zjarrëfikëse për të shpëtuar njerëzit nën rrënoja.
Pavarësisht se pa zhurmë,
Noizy ka postuar në Instagram një video ku shihet mbi gërmadha bashkë me disa zjarrëfikës.
Rikujtojmë se
Noizy është një ndër reperët që ka kontribuar mësë shumti në familjet e varfëra në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2019,
ora 21:08