Habit Rama: Shqipërisë i janë hapur negociatat
"Ne faktikisht e kemi marrë hapjen e negociatave..."

Edi Rama ka dhënë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme kur tha se Europa është në një kaos të madh pasi sipas tij, vendet anëtare nuk merren vesh me njëri-tjetrin.

Rama replikoi në “Opinion” me analistin Mark Marku ku tha se faktikisht negociatat janë hapur ndërsa politikisht kjo është pjesë e kaosit të madh në të cilin ndodhet BE.

Rama: Ata të gjithë bashkë nuk marrin dot një vendim, çfarë tregon kjo? Që ata nuk janë marrë dot vesh për të marrë një vendim të përbashkët. Nuk e kam thënë asnjëherë që fajin e ka Macron.

Marku: Europa ka faj, Shqiëria a ka faj, sepse e keni thënë se e keni marrë. Liderët Euuropian nuk na kanë thënë që ua dhamë negociatatm, ndërsa ju një vit më parë e keni thënë?

Rama: Ne faktikisht e kemi marrë hapjen e negociatave, ndërsa politikisht kjo është pjesë e kaosit të madh që po ndodh në atë tryezë sepse nuk merren dot vesh.
Shtuar më 24/10/2019, ora 21:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori