Habit Rama në Kuvend: O Sali, pa ty PD nuk ekziston
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ka marrë sërish fjalën në Kuvendin e Shqipërisë duke u shpjeguar për ofendimin e djeshëm në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij Rama deklaroi se ai tha vetëm të vërtetën duke shtuar që pavarësisht ngjarjeve si "21 Janari" dhe "Gërdeci", ai se ka quajtur kurrë Berishën "mafioz e vrasës".

Duke iu drejtuar me ironi “shkëlqesia juaj”, Rama habiti duke thënë se PD ka mbetur vetëm me Berishën dhe pa të ajo nuk ekziston.

“Laj thaj, PD ka vetëm kanatjerën tënde, të sulmuesit e pa ty PD nuk ekziston”- tha Rama nga foltorja e Kuvendit. /albeu.com/


Shtuar më 13/10/2017, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori