Habit Rama: Falë Bashës patëm zgjedhjet më të qeta në histori
Ditën e sotme Rama gjendet në Kaninë në një drekë në familjen e Viron Micit.

Gjatë bisedës Rama i ka njohur meritën për zgjedhjet më të qetahistori edhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Por, sipas tij, tashmë Bashën e rrëmbeu ankthi, pasi nuk ka stofin e liderit dhe iu kthye historisë së vjetër.

“Jemi në hall të madh, se mendova se hymë në fazë të re dhe me thënë të drjtën është meritë e Lulzim Bashës që u bën zgjedhje të qeta, më të qetat që janë bërë ndonjëherë, të parët që nuk kishte rënie të konsumit, zgjedhje me më pak para nuk janë bërë kurrë, as postera, as historira, as zhurma.

Mirëpo e rrëmbeu ai ankthi që rrëmben ata që nuk kanë stofin e liderit, nuk e kanë atë, se liderët nuk është kollaj, e futi në atë kompleksin që jo ti, jo ti dhe u kthye në atë histori jo krimi, jo droga, jo budallallëqe, por na vënë në pozita atje se nuk bën dot një debat normal dhe përfshihemi dhe ne dhe duket se jemi të gjithë njësoj atje dhe unë u kam thënë kolegëve që të enjten nuk kemi ca bëjmë, do respektojmë institucionin, njerëzit do zoti na e bëjnë halla atë, pastaj jashtë asaj dite nuk kemi asnjë punë, as ti shajmë as ti sulmojmë, as hic”- tha Rama. /albeu.com/




Shtuar më 14/10/2017, ora 14:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori