Habit përsëri Xhelal Mziu, i vendos rrugës emrin "Donald J Trump"
QytetitKamzës i është shtuar edhe një rrugë e re me emrin e Donald Trump.

Presidenti i SHBA-ve u shpall "qytetar nderi" nga kryebashkiaku i Kamzës pak muaj më parë.

Ndërsa kësaj here ai ka vendosur që t'i japë emrin e tij edhe një rruge.

Rruga e cila është vetëm 500 metra tashmë quhet bulevardi "Donald J Trump".

Vlen të theksohet se kryebashkiaku i Kamzës i ka vënë emra personazhesh të njohur disa rrugëve të qytetit./Albeu.com/

Shtuar më 18/03/2017, ora 11:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori