Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit
Patozi tha se kryedemokrati Lulzim
Basha është modeli më i shëmtuar i kryetarokracisë, dhe se lista
Basha e 2017-ës, është prova më e mirë për këtë.
Në një intervistë për ”Report Tv”, i pyetur për marrëdhëniet e tij me kryedemokratin, Astrit
Patozi u shpreh se ai dhe
Basha nuk kanë qenë kurrë miq, por që kanë pasur marrëdhënie gjithmonë korrekte.
Patozi tha se nuk mund të gjykojë karakterin e dobët të Bashës, por paaftësinë e tij për të fituar.
“Nuk kam qenë asnjëherë mik me Bashën, por kemi pasur marrëdhënieve super korrekte. Nuk jemi këtu juria që të caktojmë karakterin. Politika nuk është garë morale apo karakteri, por garë aftësie.
Basha humbet se është i paaftë jo se është burrë më i mirë apo më i keq se Rama.
Nëse
Basha është i zoti po ia falim të gjitha paudhësitë dhe mungesën e karakterit, pasi mua më duhet rezultati dhe ai ka probleme me rezultatin jo me dobësitë e karakterit. Lista
Basha është modeli më i shëmtuar i kryetarokracisë. Demokracia në Shqipëri ka bërë hapa domethënës pas, sidomos pas 2013”, tha
Patozi.
Astrit
Patozi u shpreh se për të nuk mjafton
vetëm ardhja në pushtet, pra jo
vetëm rotacioni, por ndryshimi i vendit ku anti-vlera dhe antiligji të mos jenë ato që sundojnë dhe për këtë ky pol i tretë që po krijohet ka në fokus pikërisht këtë alternativë, ndryshimin dhe jo rotacionin mes PS dhe PD.
"Për mua nuk mjafton
vetëm ardhja në pushtet, por për të bërë ndryshime. Ajo që do doja nga
Basha apo edhe nga Rama, a ka mundësi të ndryshojmë këtë vend dhe të mos jetë ky sundim i anti-vlerave dhe anti-ligjit?
Po e bën këtë gjë i kemi sjellë dobi vendit, po ndryshuam
vetëm karrigen e kryeministrit s’kemi bërë asgjë. Poli i tretë nuk varet nga numri i partive, por është një projekt dhe një alternativë tjetër", u shpreh ai.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 18:21