Habit Murrizi: Djegia e mandateve, edhe PS do të braktiste mandatin por si lejuan
"Unë nuk shoh që zgjedhjet e parakohshme janë vetëm në dorë të shqiptarëve, në bindjen time me aq informacione sa kam, ditën që PD e ka braktisur Kuvendin, ka pasur dëshirë edhe kjo mazhorancë të ikte dhe vendi të shkonte në zgjedhje, nuk i kanë lënë"

Deputeti Myslim Murrizi ka dhënë një deklaratë befasuese teksa tha se kur PD dogji mandatet në shkurt të këtij viti, edhe PS donte të ikte nga Kuvendi por që sipas tij nuk e lajuan të huajt.

Murrizi ka treguar mbrëmjen e sotme në emisionin “Arena”, ka dy ditë që zyrtari i DASH nuk flet më për zgjedhje, por për burgje.

“Pas gjithë breshërive të vendimeve të Byrosë Politike të PD, për shpalljen armik, thash se këta erdhën për ta rrëzuar Ramën dhe më rrëzuan mua.

Unë nuk shoh që zgjedhjet e parakohshme janë vetëm në dorë të shqiptarëve, në bindjen time me aq informacione sa kam, ditën që PD e ka braktisur Kuvendin, ka pasur dëshirë edhe kjo mazhorancë të ikte dhe vendi të shkonte në zgjedhje, nuk i kanë lënë.

Nuk i kanë lënë, dhe po ta shikosh ka dy ditë që zyrtari i DASH nuk flet më për zgjedhje, por për burgje. Si duket edhe në burg do me i mbajt mirë këtë pjesën e baballarëve të tyre. Ka ardhur enkas për burgje”, tha Myslim Murrizi. /albeu.com.
Shtuar më 23/10/2019, ora 23:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori