Ermioni
Kaçifas, motra e të ndjerit
Kostandino Kaçifa, ka folur për televizionin grek Ant1 për ngjarjen e rëndë që ndodhi më 28 Tetor në fshatin Bularat.
Sipas saj, vdekja e vëllait ishte diçka e planifikuar paraprakisht.
“Ai ishte një objektiv, e ndiqnin për ditë e muaj. Ai nuk do të
bënte asgjë. Kush dha urdhrin për të bërë këtë
ekzekutim? Nuk mund të priste policia”, tha ajo.
Sipas Ermionit,
vëllai i saj
Kostandino “nuk do t’i
bënte keq askujt”.
Madje ndër të tjera motra e Kacifasit thotë edhe se
vëllai i saj nuk ka patur armë ndërsa nga videot e publikuara tregohet e kundërta. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2018,
ora 11:34