Habit mjeku shqiptar: Kam krijuar ilaçin anti-covid, i provuar në më shumë se 100 persona!
Profesori Gëzim Boçari ka krijuar një preparat natyral dhe pretendon se arrin të kurojë koronavirusin duke shmangur përdorimin e antibiotikëve.

Në një intervistë për emisionin “Me Xhaxhiun” ka thënë se është provuar në mbi 100 pacientë që e kanë kaluar Covidin, por edhe tek të tjerë që e lùftojnë dhe i ka ulur temperaturën.

“Është një preparat natyral. Nuk ka substanca të zakonshme farmakologjike. Nëse i jepet të sëmurëve, bën një mrekulli. Që në 8 orët e para, e ul temperaturën poshtë 38 nëse është me 39-40. Dhe temperatura nuk ngrihet. Kështu e shmang nevojën për antibiotikë dhe kortinozik që dihet çfarë komplikacionesh bëjnë dhe efektet që do të kenë në të ardhmen.

Është bimore, e bazuar në mjekësinë alternative. Është në formë tretësire. Është solucion me pak yndyrë. Lindi mbi bazën e teknologjisë së mendimit. Toksiteti është zero. Kam vënë në dijeni të gjithë kolegët që janë në Komisionin anti Covid.

Është përzierje e bimëve medicinale të prodhuara në Shqipëri. Në mushkëri, japin efektin e integratorit, të rritjes së imunitetit dhe e mbron ndaj virusit. Sa më herët të fillohet si aerosol, aq më i sigurtë është. Hidhet në aparat aerosoli dhe hidhet 1 ml dhe e bën lëngun në formë mjegulle.

Është provuar në mbi 100 pacientë që e kanë kaluar Covidin. Ka qenë një arsimtare nga Kukësi që e kishte oksigjenin poshtë 80 dhe tani është përmirësuar. Unë kam ofruar që të provohet në spital dhe të nisin studimet klinike për këtë ngjarje”, tha mjeku Boçari.

Ndërsa Petro Gjoni, ish drejtori i Institutit Veterinar ka rrëfyer eksperiencën e tij me këtë preparat teksa ishte i infëktuar me koronavirus dhe përdorte aparatin e oksigjenit pasi ishte në gjendje të rënduar.

“Më 18 Gusht pata një rritje të temperaturës deri në 38 e gjysmë, dhimbje trupore, pak kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Nga vizita që bëra, mjeku patolog konstatoi një ngarkesë frymëmarrje dhe më rekomandoi të bëja testin për koronavirus, i cili rezultoi pozitiv. Vijova trajtimin dhe pata një farë qetësie trupore. Megjithatë, gjendja nuk ishte e mirë.

Pulsi ishte mjaft i lartë. Ishte i ulët niveli i oksigjenit, sa që nuk lëvizte për disa ditë me radhë nga 82-86 dhe përdora aparatin e oksigjenit.

Dëgjova që doktor Boçari përdorte një preparat. E mora e provova çdo ditë dhe filloi gjendja të përmirësohej. Temperatura u ul, po ashtu pulsi arriti nivelet normale dhe u stabilizua oksigjeni. Krahas këtij mjekimi, vazhdova dhe dietën sipas rekomandimeve të doktorit”, rrëfeu Gjoni./faxweb
Shtuar më 13/01/2021, ora 23:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori