Habit Mirela Kumbaro: Këngëtari im i preferuar është Ledri Vula, Elvana Gjatën nuk e njoh!
Ish-ministrja e Kulturës, aktualisht deputete e PS, Mirela Kumbaro ka treguar se cili është zhanri i muzikës që preferon të dëgjojë.

Duke folur në programin “ABC e Pasdites” me Ermal Peçi, Kumbaro tha se i pëlqen muzika hip hop, madje tregon se cilët janë këngëtarët e saj të preferuar.

“Është një këngëtar Genc Prelvukaj, i cili praktikisht bën një muzikë që me definicion nuk do ishte i brezit tim, por që mua më pëlqen shumë, sepse arrin të kombinoj shumë mirë trendin e sotëm muzikor që është për adoleshentë të rinj, por me tekste që janë poezi të vërteta. Më pëlqen Shpat Deda, Ledri Vula dhe Jerico, janë të preferuarit e mi".

E pyetur për këngëtarët e tjerë si: Elvana Gjata, Nozy apo Stresi ajo tha se nuk i njihte.

“Ndjesë! Nuk i njoh!”, deklaroi Kumbaro.
Shtuar më 27/10/2020, ora 19:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori