Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, se
shtetasi E. D., posedonte armë
gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, ngritën një pikë kontrolli në aksin rrugor Krastë-Martanesh, duke ushtruar kontroll në automjetin e këtij
shtetasi.
Si rezultat i kontrollit të mjetit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë
gjahu dhe
fishek për armë
gjahu.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u procedua penalisht
shtetasi E. D., 29 vjeç, banues në Mat.
Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Dibër, për veprën penale "Mbajtja pa
leje e
armëve të gjuetisë dhe atyre sportive"
Shtuar më 04/02/2020,
ora 18:48