Habit Kryemadhi: Si politikane kam dështuar
Monika Kryemadhi ka folur për studimet e vajzës së saj jashtë vendit.

Kryemadhi tha se deklarata e saj është keqkuptuar, ndërsa sqaroi se si prind është krenare për vajzën e saj që po i bën studimet jashtë, ndërsa si politikane thotë se ka dështuar duke mos e garantuar një arsim cilësor në vend.

“E kam thënë dje dhe u keqkuptua me Lubonjën. Të studiosh matematikën sot është nga zgjedhjet më të vështira.

Si prind jam krenare, e ka një dhunti me numrat dhe ka gjetur mundësinë për tu arsuimuar diku jashtë vendit, dhe si politikane jam e dështuar.

Pse të mos ia siguroj vajzës time një studente ekselente të studiojë këtu?!

Më herët kemi pasur disa nga universitetet më të mira në Rajon. Nëse unë kam bërë gabim është shoqëria që na mbulon gabimet. Çfarë ka ndodhur?

Ne kemi bërë kompromis me njëri-tjetrin, herë për interes, herë për zgjidhjen e situatave por hajde ta diskutojmë”, tha Kryemadhi në “Aktualitet”
Shtuar më 16/10/2019, ora 21:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori