Habit Korab Lita: Hajdari e pranoi vetë dorëheqjen, grupi nuk shkrihet
Kryetari i ri i grupit demokrat në Parlamentar, Korab Lita pretendon shkarkimin e Rudina Hajdarit, dhe me këtë të fundit që nuk njeh vendimin e kolegëve të saj.

Lita ka dalë para mediave ditën e sotme, dhe ka shpjeguar se Hajdarit i është kërkuar të largohet si kryetare Grupi pasi ka zhgënjyer besimin e deputetëve pjesëtare të këtij grupimi parlamentar.

Sipas tij Hajdari ka qenë vetë në mbledhje, dhe e ka pranuar dorëheqjen, duke i dhënë shkas grupit për të zgjedhur një kryetar të ri.

“Pasi janë paraqitur të gjitha problematikat, i është kërkuar zonjës Hajdari të tërhiqet nga drejtimi i grupit, dhe të vazhdojë më detyrat e tjera që ka në mbështetjen të grupit. Pas bërjes prezentë të shpërdorimit të besimit tonë prej 6 muajsh si në aspektin organizativ, politik dhe deri tek ai ligjor. Zonja Hajdari në mënyrë verbale deklaroi dorëheqjen e saj para grupit. Në garë isha unë, Halit Valteri dhe Alban Zeneli, që të dy më mbështetën mua dhe vendimi ishte unanim.”, tha Lita.

“Nuk ka asnjë rrezik për shkrirjen e grupit demokrat, edhe në rast se Halit Valteri vendos që të largohet pasi ne jemi 8 deputetë”, tha më tej Lita, duke iu përgjigjur intersimit të mediave.


Shtuar më 15/10/2019, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori