Habit Kaubojsi: Rama dhe Basha, dashuri me shikim të parë
Pëlqej
Ish-deputeti i famshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj ka bërë një deklartë të pazakontë në lidhje me kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Gjatë një bisede në "Ditë e Re" Ndocaj tha se Basha dhe Rama vazhdojnë të takohen fshehurazi dhe se në zgjedhjet e ardhshme do të dalin së bashku në garë.

"Kujtoni se ata nuk bëjnë edhe takime të fshehta?! Si dashuria me shikim të parë janë të dy që kur ishte Luli në çadër"- tha ndër të tjera Ndocaj.

Fjala e plotë e Ndocajt:

Basha dhe Rama duken si binjakë se janë edhe të dy të gjatë. Ata do dalin bashkë këto zgjedhje. Ndaj nuk besoj të bëj aleancë me asnjërin.

Kujtoni se ata nuk bëjnë edhe takime të fshehta?! Si dashuria me shikim të parë janë të dy që kur ishte Luli në çadër.

Iu dhimbs Ramës atëherë kur ishte luli në çadër dhe kanë nisur bashkëpunimin. Nga ana tjetër opozita nuk po bën rolin e saj por bashkëpunon me qeverinë.

Një djalë nga Fushëkuqja u arrestua vetëm se po rregullonte avllinë. U quajt 'ndërtim pa leje. Mund ta gjobisësh, por jo ta arrestosh se nuk ka bërë krim'

Ndocaj thotë se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme vendore për kryetar bashkie në Lezhë dhe shpreson të fitojë, ndaj dhe intervistën e tij e mbylli me mesazhin drejtuar të gjithë elektoratit shqiptar:

Eduart Ndocaj: 'Mos votoni me ndjenjë partiake, por për fëmijët dhe familjet tuaja sepse vota është e shenjtë. Mos vrit veten me votën tënde, jepe aty ku mendon se kandidati është i denjë për të të drejtuar.' /albeu.com/

Shtuar më 14/03/2018, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori