Habit ish-zv/ministrja: S*ksin e kam shijuar në martesë, kam bërë namin
Ish-deputetja e LSI rrëfeu detaje intime për jetën personale, që nga momenti kur i erdhi cikli menstrual dhe seksi në shtrat me bashkëshortin.

Nora Malaj u shpreh, se në periudhën kur i erdhën menstruacionet, kishte shumë pak informacione për periodat dhe mendonte se nëse do qëndronte afër meshkujve, do të mbetej shtatzënë.

“Kur më erdhi cikli menstrual, që nga ai moment distancohesha me djemtë se kisha dëgjuar që pot ë rrinte ai djali afër meje do të ngelesha shtatzënë.

Tmerri ishte i madh, shkoj në shtëpi po mami kishte kulturë mjekësore e pati më të thjeshtë dhe më jep një libër të ’64 për vajzat.

Fillova të kuptoj çfarë ndodh dhe u çlirova,”- tha ajo, e ftuar në “ABC-ja e Pasdites”.

Ish-deputetja e LSI, foli edhe për kryerjen e marrëdhënieve seksuale për herë të parë, duke thënë se është “dramatike”, sidomos në rastet kur as mashkulli dhe as femra nuk ka bërë seks më parë.

“Hera e parë është dramatike. Pastaj fillon dhe mësohesh, kupton se të të dyja palët janë. Nëse mashkulli është i virgjër dhe e humbet po në atë moment me femrën është një dramë e vërtetë.

Duhet ta mirëkuptojnë njëri-tjetrin, këtu futet dashuria që vendos nëse do vazhdojë raportoi apo do i japin fund lidhjes,”– u shpreh Nora Malaj.

E pyetur se kur u ka shijuar më shumë seksi, ish-deputetja u përgjigj: “Do marrësh një përgjigje si teta Ollga: Që në fejesë jo dhe aq po në martesë kam bërë namin. Isha fejuar me tim shoq dhe mendoja se në momentin që u fejova im atë dhe ime më nuk bënin asgjë më”.

“Shkoj tek shtëpia e tyre një ditë dhe futem brenda. U fejova e re dhe ata ishin 45 me 50 e ca. Im shoq hap sytë dhe më thotë: “Çfarë po bën? Si hyre ashtu? Po sikur ata të jenë duke e bërë”, iu ktheva: “Ore je në vete ti”.

Aq më fyeu, mu duk sikur më uli vlerën e prindërve. Ai më tha: “E kuptova që ishe një qype e vërtetë dhe duhet të merrja për dore për të mësuar disa gjëra”, tha Nora Malaj, e cila ka qenë edhe zv.ministre Arsimi, gjatë mandatit të kaluar qeverisës.
Shtuar më 02/12/2020, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori