Me nisjen e motorëve të fushatës zgjedhore, duket sikur
marrëdhëniet mes
kryeministrit Rama dhe Presidentit
Meta janë përkeqësuar.
Të paktën kështu duket nga deklaratat e forta të bëra së fundmi.
Por si duket marrëdhënia e tyre personale nuk ka asnjë lidhje me atë cfarë ndodh në politikën shqiptarë.
"Nëse do kishit një kamera të fshehtë, do shihnit që
marrëdhëniet e mia me të
kryeministrit janë të shkëlqyera në kuptimin personal, është shumë i dashur..."- ka deklaruar presidenti
Meta.
Deklarata e plotë e Ilir Metës:
Nëse do kishit një kamera të fshehtë, do shihnit që
marrëdhëniet e mia me të
kryeministrit janë të shkëlqyera në kuptimin personal, është shumë i dashur, por problemi është se kur jam larguar unë nga detyra e
kryeministrit në 2002, Shqipëria ishte e përfshirë në procesin e stabilizim-asociimit dhe Serbia e Mali i Zi nuk ekzistonin në atë proces.
Sot janë të dyja para nesh ndërsa ne as nuk bëhet të jemi pjesë dhe të jemi pjesë e votimit të njëanshëm të ndryshimit të Kodit.
Nuk do doja ta ktheja mbrapsht. Do më dukej si veprim burokratik, ti e kthen ata e votojnë prap.
Pse ta bëj këtë kur ata do e votojnë prap dhe do bien në kundërshtim me të gjitha rekomandimet. Unë tani jam i detyruar sepse menjëherë pasi votuan këtë marrëzi, cmenduri, pati një reagim nga Partia Popullore Europian dhe tha:
“I bëjmë thirrje, ky është akt që pengon integrimin. I bëjmë thirrje Presidentit ta kthejë mbrapsht”. Në këto kushte jam i detyruar. I kam kërkuar edhe LSI të ndërhyjë. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2020,
ora 21:22