Habit Ilir Meta: Nuk fle çdo natë me Monikën
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dha një intervistë për Open në Top Channel ku foli edhe për raportet e tij me opozitën, kryesisht me kryetaren e LSI-së.

I pyetur nëse është e vërtetë që presidenti i shpreh pakënaqësinë për djegien e mandateve bashkëshortes suaj, Kryemadhi, çdo mëngjes, Meta i’u përgjigj duke thënë se nuk fle për çdo natë me Monikën, shkruan TCH.

Gazetarja: Është e vërtet që ju i shprehni pakënaqësinë për djegien e mandateve bashkëshortes suaj, Kryemadhi, çdo mëngjes? Ua bëj këtë pyetje, sepse ka qenë një deklaratë e saj.

Presidenti Meta: Nuk është se fle çdo natë me Monikën, kështu që nuk ndodh çdo mëngjes kjo.

Gazetarja: Vërtet? Me kë flini çdo natë zoti President?

Presidenti Meta: Ne kemi axhenda të ndryshme. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2019, ora 22:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori