Habit Ilir Meta: Jam gati të jap dorëheqjen nëse...
"Doni ti hiqni Presidentit kompetencat, po patjetër, hidheni në referendum ta vendos populli.Nëse populli shqiptar merr atë vendim, unë do ta respektoj vendimin e popullit shqiptar, dhe jo vetëm për çështje të tilla që janë madhore, por edhe referendum lokale e rajonale..."

Ilir Meta ka pranuar publikisht se është gati të heqë dorë nga Presidenca nëse këtë e vendos populli nëpërmjet referendumit.

Meta tha se do të qëndrojë në shesh me shqiptarët deri në mbëjtjen e Referendumit, teksa tregoi edhe një nga pyetjet e mundshme që mund të shtrohen, por nga ana tjetër ka deklaruar se nëse në Referendum populli vendos që ai të largohet nga politike do ta bënte këtë gjë.

"Populli shqiptar deputet nuk zgjedh, dialog nuk ka. Populli ka vetëm një detyrë, të mos ikë nga sytë këmmbët por të zbatohet e drejta e tyre.

Unë e shikoj këtë si një mision për veten time, dhe në momentin që do ti rikthej këtë mundësi popullit të Shqipërisë, do të largohem edhe unë nga politike, madje edhe nga Tirana por jo jashtë shtetit, do iki t’ju pres për rafting andej.

Por unë e kam këtë detyrë në respekt të popullit shqiptar që t’ja kursejmë këtë tallje dhe poshtërim”, tha Meta ndër të tjera.
Shtuar më 25/11/2019, ora 19:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori