Habit Eni Çobani: Amaneti që i kam lënë djalit para se të vdes
DIkur në botën e lashtë mënyra sesi stolisej dikush pas vdekjes ishte vërtet e rëndësishme dhe me vlerë.

Duket se kësaj gjëje i qëndron fort edhe juristja e njohur, tashmë e kthyer në një nga personazhet më të dashur për publikun, Eni Çobani.

Duke qenë se e shohim gjatë gjithë kohës të kuruar deri në detaje, Çobani shprehet: “Nuk duhet lënë pas dore vetja, gruaja duhet të jetë gjithnjë e mirëmbajtur. Edhe pas 20 viteve mua do më shikoni të mbajtur, po me vëthë, po e lyer, ”

Kështu e kam menduar Enin deri në fund të jetës. I kam lënë edhe ca porosi djalit, kur të iki nga kjo botë se si dua të jem në momentin që iki.

Unë dua të iki kështu siç njerëzit më njohin, në këtë formë, estetikisht mirë, e kuruar mirë sepse ky është një respekt ndaj vetes dhe ndaj atyre që të rrethojnë!”, – tregon Eni Çobani. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori