Aksident i frikshëm në Durrës, makinat fluturojnë mbi njëra-tjetrën dhe përfundojnë jashtë rruge (FOTO)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Durrës-RRogozhinë në afërsi të mbikalimit në Lekaj.

Mësohet se një automjet tip Volkswagen me targa AB 743 HX, ka frenuar dhe si pasojë makina tip Audi me targa AB 540 FN, ka humbur kontrollin dhe ka hipur sipër Volkswagen-it, dhe më pas ka rënë në krahun tjetër të autostradës dhe ka dal në arë.

Si pasojë është dëmtuar vetëm shoferi i Audit, të cilit i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Kavajës. Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.


Shtuar 30.07.2023 18:46