Habit eksperti amerikan: Origjina e COVID-19 nuk është në tregun e Wuhan
Koronavirusi ka prekur 1,288,504 njerëz në të gjithë botën, duke shkaktuar 70,569 viktima.

Ndërkohë që bota po lufton me këtë virus, teori të ndryshme janë shpërndarë nga ekspertët në lidhje me burimin e këtij virusi.

Një mikrobiolog dhe imunolog amerikan është shprehur se tregu i frutave të detit në Wuhan nuk është burimi i koronavirusit të ri.

Në një intervistë të dhënë për rrjetin televiziv amerikan ABC, profesori Robert Garry nga Shkolla e Mjekësisë Tulane u shpreh se shumë njerëz janë të mendimit se virusi e ka burimin nga një treg në Wuhan të Kinës, por kjo është një ide e gabuar.

"Analizat tona dhe të të tjerëve tregojnë për një origjinë më të hershme se kjo. Në Wuhan patjetër ka raste, por nuk është aty burimi i virusit", theksoi profesori Garry.

Sipas tij, ndryshimi në proteinat sipërfaqësore mund të jetë arsyeja që shkaktoi pandeminë e kësaj here, duke shtuar se varianti i dobët i këtij virusi është përhapur për disa vjet, madje edhe për dekada, ndër njerëzit, para përshkallëzimit të kësaj here.

Shtuar më 06/04/2020, ora 16:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori