Habit Dritan Hila: Kokëkanaçë, qeni vret përpara se të jetë mik i njeriut
Prej disa ditësh media dhe vetë njerëzit janë bërë më të ndjeshëm ndaj kafshëve, kjo që prej videos virale të një 14-vjeçari që masakroi me sëpatë një qen.

Shumë personazhe të njohur për publikun shqiptar reaguan ashpër ndaj fenomenit të keqtrajtimit të kafshëve dhe shumë urrejtje u përcjell nëpër rrjetet sociale për të miturin.

Ish-diplomati, Dritan Hila me anë të një statusi në Facebook ka shprehur mendimin e tij për këtë çështje duke e quajtur asgjë më shumë se një “farsë”.

Postimi në Facebook

Paska qene dita e peticionit per mbrojtjen e kafsheve (qenve)!
Une nuk i honeps dot.

Ndaj keta qe nenshkruajne peticione, le ti marrin ne shtepite e tyre. Nuk kam pare qytet ne perendim qe te kete qen rrugesh.

Marr shkas pasi dje nje te njohurin tim e sulmoi nje pitbull duke i shkaktuar plage dhe tronditje kranike nga rrezimi.

Dhe ky eshte instruktor palestre, pra nje njeri i pregatitur fizikisht.

Keshtuqe keta kokekanaçet e pitbulleve apo kush e quan shenje civilizimi, duhet te dine se qeni perpara se te jete mik i njeriut eshte nje vrases qe konkuron me njeriun per kontroll territori, ndaj nese duan te mbajne qen apo piton, ta mbajne ne shtepine e vet por nuk kane te drejte te prekin lirine time ne rruge. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2017, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori