Habit deputeti shqiptar, që 17-vjeç "Drejtor" në një kompani të madhe?!

Eduard Shalsi është një ndër zërat më të fortë brenda partisë socialiste.

Por ajo që është më shumë për t’u çuditur është fakti se ai që në moshën 17 vjeçare ka marrë postim e drejtorit në një kompani shumë të njohur.

Eduart Shalsi ka lindur më 1 prill 1986 (sipas të dhënave në Google) dhe në vitin 2003-2004 rezulton të ketë mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm pranë kompanisë “INSIG sh.a” dhe në këtë kohë Shalsi ka qenë vetëm 17 vjeç.

Është pak e vështirë për t’u besuar faktikisht por nëse kjo është e vërtetë mbetet për t’u përgëzuar.

Fryerjet në CV nuk janë të pabesueshme, vetëm pak kohë më parë Joleza Kokës, në CV e dërguar pranë Komisionit të Kontrollit të Forumit Eurosocialist Europian, kishte shkruar që ka punuar si Këshilltare e Kryeministrit, shkruan JOQ.

Ndërkohë këtë post e patur Endri Fuga, të paktën kështu është thënë gjithnjë./Albeu.com/

Shtuar më 16/04/2017, ora 13:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori