Rrëzohet nga skela, humb jetën punëtori shqiptar në Greqi

Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari ka humbur jetën pas një aksidenti në vendin e punës, ku është rrëzuar nga skela, teksa po kryente punimet në një banesë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po zbardhin rrethanat e ngjarjes së rëndë.


Shtuar 24.03.2023 13:31