Habit Armina Mevlani, tregon sa të dashur ka pasur para se të bëhet e famshme
Armina Mevlani është një ndër blogeret më interesante shqiptare dhe gjithmonë bie në sy për shkak të stilit të saj.


Por ajo është gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e saj personale. Në një intervistë për “Prive” ajo ka folur se sa të dashur patur përpara se të bëhej e famshme.

"Përpara se unë të isha e famshme, unë nuk mund të them që kam patur të dashur në kuptimin e plotë të fjalës. Unë kam patur vetëm shok adoleshence, me të cilët kam dalë, por nuk mund të quhen lidhje.

Madje shumë shpesh, shumë shok dhe shoqe më kanë tallur që unë bashkë me shoqen time të ngushtë ishim dy goca nuk kishim një të dashur (në fjalën e mirëfilltë të dashur) deri shumë vonë.

Kjo nuk ndodh se unë jam kundra, por sepse doja me patjetër të gjeja një njeri që më përshtatej”, ka treguar Armina.

Ndër të tjera Armina Mevlani ka folur se kur mendon të bëhet nënë dhe është shprehur se për momentin është herët se është ende në të njëzetat.

Ajo tha që është gjatë gjithë kohës në udhëtime dhe do zgjidhte një periudhë ku do i dedikohej plotësisht fëmijëve të saj.
Shtuar më 09/05/2020, ora 21:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori