Habit analisti shqiptar: Rama duhet të bëhet diktator i Shqipërisë!
I ftuar në "360 gradë" analisti Shpëtim Nazarko ka bërë një deklaratë të çuditshme.

Nazarko ka deklaruar se Shqipëria ka nevojë për një diktator si Rama pasi sipas tij vendi është një shtet në anarki.

Nazarko: Unë besoj që do të ishte mirë ta bënte edhe diktatorin.

Unë jam vet me diktatorin e ndritur. Formimi i shtetit kalon në gjysmë-diktatorllëkut.

Në Greqinë e Lashtë nuk ka pasur demokraci ka pasur diktatorë të ndritur që kanë themeluar një shtet.

Zheji: I ka Rama kualitetet për të bërë diktatorin e ndritur?

Nazarko: Nuk e di! Nuk jam dakord që kemi regjim. Kemi ende pasoja e regjimit të 45-90. U la një vend pa pronë private. Të gjitha nuk mund të bëhen pa një dorë të fortë. /albeu.com/

Shtuar më 02/03/2018, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori