Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben
Ahmetaj në Vizion Plus ka folur për proçesin e rindërtimit, duke sqaruar në cilat faza ndodhet projekti.
Ahmetaj u shpreh shumë optimist kur tha se rreth 1000
shtëpi individuale do të jenë gati në fund të muajit dhjetor.
“Referuar shifrave, të gjitha lotet e njësive individuale janë prokuruar dhe janë në proces ndërtimi. Deri në fund të dhjetorit ne do të kemi gati 400 banesat e para në Bashkinë Shijak, mbi 300 të tilla do të jenë gati në Bashkinë Tiranë, ndërsa mbi 250 të banesa të tjera në Durrës”, u shpreh
Ahmetaj.
Ministri ka thënë që Shqipëria është e vetmja në botë që jep
shtëpi falas për qytetarët e dëmtuar nga tërmeti, pasi shtete e tjera vetëm japin
kredi pa interes.
“E them pa asnjë drojtje që është totalisht program social unik. Shumë vende të zhvilluara nuk arrijnë dot dhe në filozofitë e tyre nuk e kanë pranuar të japin
shtëpi falas. U japin banorëve të dëmtuar nga tërmetet e tyre, si Italia, u japin
kredi të buta.
Imagjinoje për një sekondë që ne të dilnim dhe të kishim thënë:
Të nderuar qytetarë, ne nuk do t’u japim
shtëpi, ju do vini të merrni
kredi, interesin do ua mbulojmë ne. Do ishte mjerim. Jam i bindur se është programi më social që një qeveri e majtë do ndërmerrte dhe nuk do arrinte dot ta ndërmerrte asnjë qeveri”, u shpreh
Ahmetaj.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 21:36