Habit 50-vjeçari në emision LIVE: Gruaja më tradhtoi me të dashurin e vajzës (VIDEO)
Një 50-vjeçar nga Tirana, ka telefonuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Aldo morning show", ku i ka kërkuar moderatorit Aldon Lipe të njihej me një vajzë.

Ai rrëfeu historinë e tij, ku bashkëshortja e kishte tradhtuar me të dashurin e vajzës.

"Jam Asllani nga Tirana, 50 vjeç, punoj në një fabrikë këpucësh. Dua një njohje, unë jam divorcuar sepse gruaja donte një tjetër. Nënë e bijë shkonin të dyja me një person. Unë u martova me të me shkuesi dhe ende se kam njohur dashurinë", tha Asllani. /albeu.com/
Shtuar më 11/12/2017, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori