Dolën nga lokali dhe filluan përleshjen, momenti kur 5 familjarët rrihen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Videoja e mëposhtme është filmuar nga kamerat e sigurisë në Londër ku një grup prej pesë personash janë përleshur me njëri tjetrin. Ata mendohet se kanë lidhje familjare, ndërsa raportohet se 1#do gjë nisi pasi dolën nga lokali ku ishin ulur më herët për të pirë.

Pamjet e marra jashtë pijetores Long Pull në Wrexham tregojnë John Rogers, 39 vjeç, me bërryl Gavin Randles, 61 vjeç, në fytyrë duke e rrëzuar atë pa ndjenja.

Para kësaj, Michael Hughes, 46 vjeç, u filmua duke u goditur në pjesën e pasme të kokës përpara se të përplasej me Rogers.

Anëtarë të tjerë të familjes së madhe të përfshirë në përleshjen e korrikut të kaluar përfshinin Samantha Hughes, 43 vjeç dhe Yvonne Moore, 54 vjeç. Të pesë të pandehurit u arrestuan dhe iu desh të dilnin në gjyq./albeu.com