Boki 13 sërish në bankën e të akuzuarve

Bojan Jovanovski dhe deputetja Frosina Remenski sot do të ulen në bankën e të akuzuarve, sepse në Gjykatën Penale do të filloj gjykimi për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”.

I akuzuari i parë në këtë rast është Bojan Jovanovski, ndërkohë që të akuzuar janë edhe babai i tij, Mile Jovanovski, Jasna Mandiq, Hristina Bllazhevska si dhe deputetja Frosina Remenski.

Boki 13 pak kohë më parë u dënua me 9vite burg për zhvatje të 1.5 milionë eurove nga Jordan Kamçev. Ndërkohë që nga muaji I ardhshëm e pret edhe një gjykim lidhur me punën e organizatës joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare”.


Shtuar 1.07.2020 08:05