Reagon grupi kundër Bashës: Po shkel sërish statutin
Pasi Lulzim Basha refuzoi të hapë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së, duke ngrirë të gjitha funksionet e tij për të kaluar më pas në zgjedhje brenda partisë, reagoi grupimi kundër tij.

Grupi prej 19 anëtarësh i kryesisë dhe Këshillit Kombëtar përmes një deklarate të dytë bën me dije se vendimi i marrë prej tij për vetëngrirje të funksioneve të Kryetarit është në kundërshtim me Statutin e PDSH.

DEKLARATË NR.2

“Pasi u njohëm me qëndrimin e Zotit Lulzim Basha, konstatojmë se shkeljet e Statutit nga ana e tij vazhdojnë:
Vendimi i marrë prej tij për vetëngrirje të funksioneve të Kryetarit është në kundërshtim me Statutin e PDSH.

Vendimi për delegimin e kompetencave është po kështu antiStatutor.

Deklarata për të qëndruar dëshmon që nuk reflekton për përgjegjësinë e tij për humbjen e thellë të PD.

Demokratët nuk do t’ju lejojnë!”, thuhet në deklaratë.

1. Arben Skënderi Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

2. Avenir Peka, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

3. Edith Harxhi Anëtar i KK

4. Edvin Kulluri Anëtar i KK

5. Endira Bushati Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

6. Fabian Topollaj, Anëtar i KK

7. Gent Malko, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

8. Grigels Muçollari Anëtar i KK

9. Gent Minarolli Anëtar i KK

10. Gjergj Lezhja Anëtar i KK

11. Jamarbër Malltezi, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

12. Julian Deda Anëtar i KK, koordinator

13. Juela Meçani Anëtar i KK

14. Leonard Olli Anëtar i KK

15. Ledina Aliolli Anëtar i KK

16. Mirgen Lata KK

17. Valbona Mezini, Anëtar i Kryesisë, Sekretare

18. Suzana Guxholli, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

19. Tomorr Alizoti, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2017, ora 22:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori