Grupi per Ballkanin kerkon remont per kaosin ne rajon
Pëlqej
Albeu.com
Duke kerkuar remont radikal te bashkesise nderkombetare, por kryesisht te politikes se Bashkimit Evropian ne Ballkan, ekspertet kerkuan pezullimin e zyres se lordit Pedi Eshdaun si perfaqesues i larte per Bosnjen.Dhjete vite te pranise se politikes nderkombetare dhe krijimit te paqes ne hapesirat e ish-Jugosllavise haset ne qorrsokak ne Kosove, Bosnje dhe ne Serbi, kercenimi qe rajoni te behet "vrime e zeze e margjinalizuar" ne Evropen me te gjere, konstatohet ne raportin me te fundit te Grupit per Ballkanin qe e hartuan politikane dhe eksperte te afirmuar. Duke kerkuar remont radikal te bashkesise nderkombetare, por kryesisht te politikes se Bashkimit Evropian ne Ballkan, ekspertet kerkuan pezullimin e zyres se lordit Pedi Eshdaun si perfaqesues i larte per Bosnjen, pozite me fuqi diktatoriale ne te cilen me shume shikohet si pengese, sesa si mjet ndihmes per zhvillim demokratik te Bosnjes. Ne raport denohet administrata e OKB-se ne Kosove e cila ben thirrje qe ketij vendi t'i jepet nje forme e pavaresise. Bashkimi i lekundur ndermjet Serbise e Malit te Zi ne nje shtet te perbashket, qe u ndihmua para dy viteve nga stratege politike te BE-se, po ashtu eshte denuar me deshtim dhe duhet te braktiset, thuhet ne raport. Duke kritikuar bazat e shumta te politikes nderkombetare ne ish-Jugosllavi me mbarimin e lufterave ne Bosnje dhe ne Kosove, Grupi per Ballkanin i ben thirrje Brukselit qe te hartoje nje stategji e cila do t`u mundesoje te gjitha vendeve te rajonit t`i bashkangjiten Bashkimit ne afat prej nje dekade. Rapoti paraqet nje studim qe rezulton pas hulumtimit njevjecar te situatave nga ana e disa grupeve te eksperteve dhe politikaneve ballkanike, duke perfshire edhe gjashte ish-kryeministra, te kryesuar nga ish-kryemnistri italian Xhuliano Amato. Theksi ne raport bie mbi thirrjen deri te Bashkimi Evropian qe te siguroje premtime te besueshme per anetaresim te Serbise, Malit te Zi, Maqedonise, Kosoves dhe Bosnjes ne Bashkimin si menyra me efikase per parandalimin e paralajmerimeve depresive ne rritje e siper. Edhe perkunder faktit qe hidhen miliarda ne rajon dhe qe Evropa dergon "thuajse gjysmen e forcave te saja qe ka ne disponim" ne Ballkan, efektet mesatare te saj u treguan te mangeta - "u krijua nje perzierje e shteteve te dobeta dhe protektorateve nderkombetare", rritje zero, korrupsion qe mbisundon, papunesi dhe pakenaqesi e madhe e opinionit. Ndonese ne raport potencohet se "ndryshimi ne mendimin e bashkesise nderkombetare dhe Brukselit" eshte i domosdoshem me qellim qe te nderpritet stagnimi, ish-kryeministri italian Xhuliano Amato shprehet pesimist se Evropa eshte e vetedijshme per sfiden. Grupi per Ballkanin thekson se "zgjedhja e vetme qe lidhur me Ballkanin e ka Bashkimi Evropian eshte zgjerimi ose perandoria". Ekspertet dhe politikanet ballkanike ne fund te raportit angazhohen per mbajtjen e Samitit Euro-Ballkanik vitin e ardhshem me qellim qe te hartohen "harta udhezuese" vec e vec per cdo vend dhe aderimin e tyre drejt BE-se. Balkanweb
Shtuar më 14/04/2005, ora 21:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori