Grupi parlamentar i PD zgjedh nesër kryetarin
Selia e Partisë Demokratike gjatë ditës së djeshme ka njoftuar të gjithë deputetët se nesër do të mbahet mbledhja e parë për zgjedhjet e kryetarit.

Gazata Panorama shkruan se mbledhja do të mbahet nesër rreth orës 11:00 në selin e PD-së. Pika më e rëndësishme e kësaj mbledhjeje do të jetë pikërisht zgjedhja e kryetarit të Grupit Parlamentar, i cili sipas statutit të PDsë është njëkohësisht edhe nënkryetar i Partisë Demokratike.

Deri më tani nuk janë bërë të ditur e mundsëm të kandidatëve. Që nga viti 2007 në këtë post qendron Astrit Patozi.

Sipas statutit të PD-së, nënkryetari i Kuvendit që është edhe kryetar i Grupit Parlamentar, zgjidhet me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar.

“Njëri prej nënkryetarëve është kryetar i Grupit Parlamentar”, thuhet në pikën 3 të nenit 43 të statutit të Partisë Demokratike. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2013, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori