Grupi "Kokaina", Ilir Hyseni: Po fola do arrestoni edhe 120 të tjerë
Ilir Hyseni, njëri nga trafikantët e kokainës që pala gjermane dhe prokurorët shqiptarë e kanë mbajtur në vëzhgim të rreptë, ka habitur grupin e hetimit, kur këta të fundit i kanë ofruar të bashkëpunojë me drejtësinë për të treguar aktivitetin e këtij rrjeti.

Përgjigjia e Ilir Hysenit ka qënë: "…nëse unë flas, do të arrestohen 120 persona të tjerë…", raporton A1 Report.

Menjëherë pas kësaj deklarate, ai ka vijuar se në këto kushte që ndodhet tani nuk ishte i gatshëm të fliste, ndërkohë që do e rishikonte ofertën e prokurorisë në një moment të dytë.

Ilir Hyseni, babai i tre fëmijëve, me gjendje civile i divorcuar, ka dalë dje për herë të parë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku është njohur me masën e sigurisë "Arrest me burg". /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2015, ora 09:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori