Grupi i Kontaktit vendos parimet e procesit për definimin e statusit e Kosovës
Albeu.com
Grupi i Kontaktit mblidhet sot në Uashington ku pritet të vendos dhjetë parime udhëheqëse për procesin e statusit të Kosovës. Me këtë takim pritet të fillohet edhe praktikisht procesi i bisedimeve. Në takim do të jenë të pranishëm i dërguari i OKB-s, Marti Ahtisari, pastaj Nikolas Bërns nga SHBA-të si dhe nga Kosova shefi i Unmik-ut Jesen Petersen.Grupit të Kontaktit më një letër i është drejtuar kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova. Përmes letrës Rugova i njofton anëtarët e Grupit të Kontaktit për përgaditjet e palës kosovare për bisedime. rtk
Shtuar më 02/11/2005, ora 17:00
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori