Grupi i Kontaktit ka përjashtuar tri opcione të zgjidhjes së problemit të Kosovën
Pëlqej
Albeu.com
Sipas burimeve Grupi i Kontaktit ka përjashtuar tri opcione të zgjidhjes së problemit të Kosovës: ndarjen territoriale të saj, bashkimin e mundshëm të Kosovës me ndonjë shtet fqinjë, si dhe kthimin e saj në gjendjen e mëparshme.Zyrtarët më të lartë të Beogradit u kanë paraqitur mbrëmë përfaqësuesve të Grupit të Kontaktit qëndrimin se statusi përfundimtar i Kosovës duhet gjetur në zgjidhjen "më shumë se autonomi e më pak se pavarësi".
Meqë takimi është mbajtur me dyer të mbyllura, megjithatë merret vesh se Grupi i Kontaktit ka përjashtuar disa opsione të zgjidhjes së problemit të Kosovës: ndarjen territoriale të saj, bashkimin e mundshëm të Kosovës me ndonjë shtet fqinjë, si dhe kthimin e saj në gjendjen e mëparshme.
Përfaqësuesit e gjashtë vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit, të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe të Rusisë si dhe BE-së u takuan me presidentin e Unionit Serbi Mali i zi, Svetozar Maroviq me presidentin e Serbisë Boris Tadiq, me kryeministrin Vojisllav Koshtunica, ministrin e Punëve të Jashtme Vuk Drashkoviq, si dhe me shefin e Qendrës Koordinuese për Kosovë, Nebojsha Çoviq.
Shtuar më 12/04/2005, ora 23:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori